Implantologji

Implantet janë zgjedhja më e thjeshtë për ta zëvendësuar dhëmbin e humbur,përkatësisht supstituimin për rrënjën e dhëmbit.Përdoren në rastet kur mungojnë një ose më shumë dhëmbë. Implantet me vite janë zgjidhja më e sigurtë dhe më moderne për zëvendësimin e dhëmbëve.

Mënyra për vendosjen e implanteve:

Kontrollë dhe planifikim terapi

Bëhet diagnostifikim dentar me kontrollë të nofullave ku analizohet gjendja e kockës alveolare në të cilën duhet të vendosen implantet.

Vendosja e implantit

Procedura kryhet me anestezion lokal.Implanti në formë kirurgjikale vendoset në kockë dhe koha e nevojshme për osteointegrim është periudhë prej 4-6 muaj.

Vendosja e kurorave

Pas përforcimit të implantit në kockë,vendosen kurorat,urrat apo protezat

Kujdesi dhe kontrollat

Mirëmbajtja e higjienës orale,përdorimi I brushave interdentale për dhëmbë,si dhe kontrollat e rregullta janë të rëndësishme për jetëgjatësinë e implanteve.